Një nga kompanitë më të mëdha koreane të prodhimit të automjeteve që numëron 60 fabrika në 12 shtete, tanimë do të ketë fabrikën e saj të prodhimit të pjesëve të këmbimit në Shqipëri.

Në fabrikën që pas 1 viti është hapur në zonën e Fierit janë punësuar 546 persona dhe deri vitin tjetër numri pritet të rritet edhe me 700 të tjerë.

Volumi i eksporteve të kompanisë parashikohet të mbërrijë në 100 milionë Euro brenda tre viteve. Për Kryeministrin, më shumë se shifrat e investimit vlen kultura e punës që kjo kompani do të importojë në vendin tonë.

Rama deklaron se qeveria e tij është e angazhuar të zvogëlojë efektet e pandemisë në prezencën e investitorëve të huaj në vend, për të garantuar një nivel mbi 1 miliard Euro investime të huaja në Shqipëri për vitin e tretë radhazi.

Përpara Fierit, Rama ndaloi për të inspektuar në Lushnje përfundimin e rindërtimit të rezervuarit të Thanës. Meritën për këtë investim ja njeh 2 deputetëve të zonës që këmbëngulën për të.

?Ti dhe Erjon Braçe që keni miza në tru dhe ma nxitë jetën?.

Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/